Formula 1 në rrezik nga protestat

Edw | Saturday, April 20, 2013 |

 
Mbetet i lartë tensioni në Bahrejn në vigjilje të Çmimit të Madh të Formula 1, i cili është programuar të zhvillohet këtë fundjavë. Manifestues shiitë kanë protestuar dhunshëm kundër Qeverisë sunite duke e akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.
Por, për zhvillimin e garës ose jo në fundjavë, të paktën deri tani, nuk ka asnjë informacion si nga FIA ashtu edhe nga organizatorët e Bahrejnit.
Kujtojmë që Bahrejn është në kalendarin e Formula 1 që prej sezonit 2004. Gara e parë në këtë cirkuit është fituar nga Michael Schumacher ndërsa e fundit nga Sebastian Vettel.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!