Haye do të sfidojë Klitschko kërkon titullin

Unknown | Wednesday, April 24, 2013 |


David Haye do të rikthehet në ring brenda këtij viti ndërsa kërkon që kundërshtari i tij i radhës të jetë një prej vëllezërve Klitschko. Boksieri britanik ende nuk ka një rival për sfidën e ardhshme, por shpreson në një përgjigje pozitive nga një prej ukrainasve, në mënyrë që të mund t’i sfidojë ata për titullin kampion. “Jam disa ndeshje mangut, por gati për t’u përballur me njërin prej vëllezërve Klitschko. Jam gati për të sfiduar këdo për titullin kampion bote”, ka thënë Haye. Boksieri britanik humbi brezin e artë të titullit kampion bote në federatën ËBA në vitin 2011 kundër Vladimir Klitschko, ndërsa një vit më pas arriti të mundë amerikanin Dereck Chisora.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!