Mourinho i thotë lamtumirë Real Madridit

Edw | Saturday, April 20, 2013 |

Jose Mourinho nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Real Madridi, pas përfundimit të këtij sezoni. Trajneri portugez ka folur për të ardhmen e tij në konferencë për shtyp, para ndeshjes kampionate ndaj Betisit.
“Raporti im me presidentin, me Jose Angel dhe me klubin në përgjithësi, është mjaft i mirë. Kjo ta mundëson që të punosh me qetësi absolute për atë që është më e mira për klubin. Normalisht, mund të ketë polemika për situata të ndryshme, por kjo nuk është punë e imja. Do ta gjejmë zgjidhjen më të mirë për të gjithë”, deklaroi ‘Special One’.
“Por tash, gjëja më e rëndësishme është që të arrijmë në finale të Ligës së Kampionëve. Unë nuk jam i palumtur në Madrid, vetëm them se vendimi duhet t’i kënaq të gjitha palët, asgjë më shumë. Situata perfekte nuk ekziston, por ajo që është më e rëndësishmja është që ta përfundojmë këtë sezon në mënyrën më të mirë”, përfundoi Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!