Pato paguan 20 mijë euro në muaj për ish gruan
Është duke i kushtuar shumë ende sulmuesit brazilian Alexandre Pato ndarja nga aktorja braziliane Sthefany Brito. Ish futbollisti i Milanit duhet t’ia paguajë nga 50 mijë real (rreth 20 mijë euro) dëmshpërblim asaj për 18 muajt e fundit. Këtë e ka vendosur tribunali i Rio de Janeiros, duke e refuzuar ankesën e futbollistit, i cili ishte i gatshëm t’i paguante 5 mijë real (dy mijë euro) në muaj. Martesa në mes të të riut Pato me aktoren Brito kishte zgjatur vetëm shtatë muaj. Pato qe dy vjet është së bashku me Barbara Berlusconin, vajzën e Silvio Berlusconit.
Category: Futboll