Balotelli, i çmendur pas garave me vetura
Mario Balotelli është futbollist profesionist, por ai është edhe ‘manjak’ i veturave. Sulmuesi italian është i çmendur pas garave me vetura. Për këtë, futbollisti i Milanit e ka blerë një veturë të topit Ferrari plot 200 mijë funte, për të marrë pjesë në një ‘mini-karting’.
22 vjeçari e ka në kontratë me Milanin të cekur se nuk ka të drejt të merret me këtë sport, për shkak të rrezikshmërisë së lëndimit, por atij i është mundësuar ta provojë edhe një herë pasionin e tij, në garën e shpejtësisë me vetura.
Shpresojmë që Balotelli të mos lëndohet ndonjëherë duke vozitur veturë, pasi Milani pa të nuk ka të ‘gjallë’. /Fish Media/
Category: Futboll