Bayern Munich ndërton xhami?
Drejtoria e klubit futbollistik Bayern München e ka ndërmend ta ndërtojë një xhami në stadiumin Allianz Arena. Kjo do të jetë xhamia e parë në të gjitha stadiumet e botës.
Kjo iniciativë erdhi si përgjigje e propozimit të Franck Ribery, i cili kërkoi një mesxhid apo dhomë të vogël për ta falë namazit, ai dhe lojtarët tjerë myslimanë.
Por, përgjigja e kryesisë së klubit ishte befasuese pasi që ata vendosën që ta ndërtojnë një xhami të tërë dhe të jetë në shfrytëzim të lojtarëve dhe tifozëve.
Klubi ka marrë përsipër 85% të harxhimeve të ndërtimit të kësaj xhamie, kurse pjesën tjetër ia ka lënë lojtarëve dhe tifozëve. Kjo xhami do ta ketë Imamin e vet, bibliotekën dhe mësime fetare. /Fish Media/
Category: Futboll