De Biasi: Dua të jem Fergusoni i Shqipërisë

Lina's | Friday, May 10, 2013 |

Gianni De Biasit do t’i pëlqente ta udhëheq për një kohë të gjatë Shqipërinë, duke e ndjekur kështu shembullin e Sir Alex Fergusonit, i cili për një kohë të gjatë ishte trajner i Manchester Unitedit.
Nën drejtimin e trajnerit italian, Kuqezinjtë u ngritën në pozitën e 43-të të renditjes së FIFA-s, një gjë të cilën Shqipëria nuk e kishte bërë kurrë më parë.
Në një intervistë për “Panorama Sport”, tekniku italian i kuqezinjve ka lëshuar sinjale të reja për sa i përket dëshirës për të rinovuar kontratën me kuqezinjtë.
Ai ka thënë se do të donte që të ishte një “Ferguson” në krye të Kuqezinjve, pasi i pëlqen të punojë me plane afatgjata.
“Ferguson ishte dhe mbetet pikë referimi për këdo që punon si trajner. Nuk ka asnjë trajner aq jetëgjatë dhe aq të suksesshëm sa ai. Vështirë të gjesh edhe një trajner që ka aq shumë autoritet dhe njëkohësisht popullaritet jo vetëm atje ku punon, por në mbarë botën. Ai ka bërë një gjë të jashtëzakonshme”, deklaroi ish trajneri i Udineses.
A do të dëshironte italiani të ishte Fergusoni i një skuadre (në kuptimin që të punojë shumë gjatë aty?)
“Pse jo, mua më pëlqen që të punoj me projekte afatgjata. E kam demonstruar këtë shpeshherë. Shikoni pak rastin e Modenës”. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!