Rama i zhgënjyer nga barazimi
Kosovari Valdet Rama ishte realizatori i golit të Shqipërisë ndaj Norvegjisë, pas një depërtimi të bukur në zonë, ndërsa kjo nuk mjaftoi që kombëtarja jonë të dalë triumfuese nga ky takim për shkak të një goli të vonshëm të mysafirëve.
“Është një ndjenjë shumë e mirë dhe secili lojtar që e njeh futbollin e ndjenveten mirë, por besoj se me një fitore ndjenja do të kishte qenë shumë më e bukur”, theksoi Rama.
“Jemi në vendin e dytë, e cila është një pozitë shumë e mirë për momentin. I kemi edhe ndeshjet tjera, do të luftojmë, duhet ta japim maksimumin dhe duhet të besojmë deri në fund”, përfundoi Rama, i cili ia kushtoi golin djalit të xhaxhait të tij./Fish Media/
Category: Futboll