Xhaka: Jam kuqezi por do luaj kundër Shqipërisë

Sinani | Tuesday, June 11, 2013 |


Futbollisti Kosovar i Zvicrës, Granit Xhaka ka folur për mediat kosovare, duke theksuar se futbolli kosovar po përparon. Ai ka folur edhe për eliminatorët për Botërorin “Brazili 2014”, me theks të veçantë për Kombëtaren Shqiptare. 

Sipas Xhakës, kuqezinjtë kanë një skuadër mjaft të mirë dhe me pak fat mund të arrijnë kualifikimin për në botërorin e ardhshëm. “Unë kam thënë edhe pas ndeshjes kur ne kemi luajtur kundër Shqipërisë se Shqipëria ka një ekip shumë të mirë dhe një trajner të mirë si De Biasi, një italian që është trajner fantastik dhe ka një ekip të mirë me disa lojtar të rinj. 

Ne Zvicra, i ikim Shqipërisë më katër pikë, por ishalla edhe Shqipëria do të zë vendin e dytë dhe të shkojë në barazim”, tha Xhaka. Kujtojmë se në kombëtaren zviceriane luajnë kosovarët: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemajli e Admir Mehmedi. I pyetur nëse pikërisht ndeshja Shqipëri-Zvicër vendos fatin e Shqipërisë për në Botërorin 2014, Xhaka tha: “Ne e kemi profesion futbollin. Edhe ne kemi gjak shqiptari, por ne duhet të luajmë kundër Shqipërisë. Ne do të jemi në Shqipëri, do të luajmë atje, por ishalla ne e sigurojmë kualifikimin para se të luajmë kundër Shqipërisë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!