US Open: Rundi i parë i lehtë për Federer dhe Djokovic

Unknown | Wednesday, August 28, 2013 |

Kampioni i pesëfishtë i US Open, Roger Federer, ka dëshmuar se ende mund të jetë një forcë komanduese, duke fituar në tre sete (6-3, 6-2, 7-5) sllovenit Grega Zemlja në ndeshjen e parë të turneut të zhvilluar në Flushing Meadows. 

Mjeshtri zviceran, i cili pësoi disfatë befasuese në rundin e dytë të Wimbledonit në qershor dhe vuajti nga lëndimi në shpinë më herët gjatë vitit, dominoi ndaj Zemlja, i rreshtuar i 62-ti në botë, duke fituar brenda 93 minutash. 

Federrer tash do të përballet me argjentinasin Carlos Berlocq i cili në ndeshjen e parë eliminoi kolumbianin Santiago Giraldo. Rundi i parë ishte i lehtë edhe për numrin një në botë, Novak Djokovic, që po në tre sete (6-1, 6-2, 6-2) eliminoi lituanin Ricardas Berankis. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!