Zyrtare: Fenerbahce dënohet, përshëndetet nga Europa

Unknown | Wednesday, August 28, 2013 |

Fenerbahce është suspenduar nga të gjitha garat europiane për dy vitet e ardhshme, pasi që gjykata e arbitrave morri vendim pas zbulimeve se gjigantët turk ishin përfshirë në trukime ndeshjesh. 

Fenerbahce ishte paralajmëruar edhe më parë se janë të dënuar me dy vite mospjesmarrje në garat europiane pas skandalit të trukimeve, megjithatë UEFA i lejoi ata të marrin pjesë në garat play-off pasi që këta të fundit kishin bërë një apel. 

Por apeli i bërë nga Fenerbahce është hedhur poshtë sot ndërsa tashmë edhe zyrtarisht skuadra turke për dy vitet e ardhshme nuk do bëjë gara në Europë./veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!