Analizë: Pse kjo formë e dobët e Federer
Fituesi i shtatëfishtë i Wimbledon së fundmi u eleminua edhe nga US Open, befasisht nga Tommy Robredo me sete 6-7, 3-6, 4-6.
Këtë vit ai ka rënë i shtati në ranglistën zyrtare të Federatës së Tenisit. Ky është viti më i dobët në karrieren e tij pasi pas 13 turneve që ka marrë pjes ka arritur ta fitoj vetem njërin, Gerry Weber Open që u mbajt në Gjermani.
Ai ka luajtur deri më tani 47 ndeshje, ku ka fituar 35 dhe ka humbur 12, një rekord mjaft i keq.
Të gjitha statistikat nga karriera e tij:
-913 fitore - 210 humbje
-Janë 299 turnirët që ai ka marrë pjesë
-Ka fituar plot 77 tituj
-Ka fituar 17 titul Grand Slam
-Tituj të dyfishtë: 8
-Medalje në Lojërat Olimpike: 2
Titujt Grand Slam: 4 Australia Open, 1 French Open, 7 Wimbledon, dhe 5 US Open.
Ndoshta, është edhe mosha e tij e cila tashmë ka kapur tridhjetën dhe ka probleme. Apo vazhdon të ketë problemet e mëhershme, ato të shpinës./veqsport
Po ju fansa të nderuar, cilat është arsyeja e formës së dobët që po kalon Roger Federer?