F1, Webber zëvendësohet nga Ricciardo
Helmut Marko, përgjegjësi i pilotëve tek Red Bulli, ka konfirmuar se Ricciardo ka nënshkruar një kontratë disavjeçare me Red Bull. Australiani 24-vjeçar ka zhvilluar 42 gara në Formulën 1, të gjitha me makinën Toro Rosso, me të cilën ka debutuar në Silverstone gjatë vitit 2011.
Në sezonin aktual Daniel Ricciardo ka grumbulluar 12 pikë dhe rezultati i tij më i mirë ka qenë vendi i shtatë në Cmimin e Madh të Kinës./veqsport
Category: Formula 1