Fillon europiani i basketbollit, ja rezultatet e para
Sot edhe zyrtarisht në Slloveni ka nisur Europiani i basketbollit. 24 përfaqësuese do të luftojnë për titullin kontinental në një turne ku favorite është padyshim kombëtarja e Spanjës. Kampionët e Europës në dy edicionet e fundit debutuan ndaj Kroacisë me një fitore bindëse 68-40. Rudy Fernandez (15 pikë), Marc Gasol (14 pikë dhe 11 topa në tabelë) dhe Calderon (13 pikë) nuk i lanë asnjë shans ballkanasve. Ja rezultatet e ditës së parë të kompeticionit: Grupi A: Izrael – Britania e Madhe 71-75 Belgjikë-Ukrainë 57-58 Grupi B: Letoni - Bosnje 86-75 Maqedoni – Mali i Zi 80-81 Grupi C: Gjeorgji - Poloni 84-67 Spanjë - Kroaci 68-40 Grupi D: Turqi - Finlandë 55-61 Suedi - Greqi 51-79 /veqsport
Category: Basketboll