Laudrup: E ardhmja e Michu, e paqartë
Trajneri i Swansea, Michael Laudrup e ka pranuar se sulmuesi, Michu mund të largohet që në Janar nga klubi uellsian.
Sulmuesi spanjoll ka shënuar 15 gola në 35 paraqitje në Premier Ligë dhe po impresionon me formën e tij të mirë. ''Gjëja më e rëndësishme është se çfarë dëshiron lojtari. Michu dëshiron të qëndrojë.
Ai donte të qëndrojë edhe pas sezonit e parë sepse ai në sezonin e dytë dëshironte ta fitonte trofeun e Europa League''. ''Cfarë do ndodhë në të ardhmen? Nuk e di, lojtari do ta vendos se çfarë dëshiron'', tha ai./veqsport
Category: Top
0 Komente