Merkato: Monaco e para, Manchester United dështon
Merkato Europiane e futbollit ka ulur siparin me rekordin e një xiro pazaresh që për herë të parë kalon 2 miliardë euro – dhe kjo e llogaritur vetëm në 5 kampionatet më të rëndësishme të kontinentit.
Vlersimin maksimal për dritaren e verës e meriton skuadra e principatës Monaco 8,5. Dimitry Rybolovlev, hapi kasafortën për të blerë yllin e merkatos Radamel Falcao, që u pasua nga James Rodriguez e Joao Moutinho, pa harruar ti dhurojë teknikut Ranieri Kondogbia, duke ngritur kështu një mur para mbrojtjes. E të mendosh që Monako vjen në elitë nga Divisioni i dytë.
Nuk mbetet më pas Chelsea i Roman Abramovic nën regjinë e Jose Mourinhos. Mes sulmit e mesfushës Blutë kanë zgjidhje të mira për të paktën 3-skuadra elitare. Përfituan me zgjuarsi nga situata e Anzhi për të rrëmbyer Uillian e Eto?o, pa harruar Schurlen.
Ndryshimet e rëndësishme të Real Madrid nuk kanë bindur specialistët që i kanë rezervuar vetëm vendin e tretë të meritës. Thyerja e rekordit të lojtarit më të shtrenjtë me 100 milionët e paguar për Gareth Bale nga Tottenham, dhe 4 të rinj të talentuar si Isco apo Casemiro, nuk justifikon inkasimin prej 118 milionë nga shitjet e Higuain, Albiol e Callejon te Napolit e Ozil tek Arsenal.
Merengues vleresohen me të njëjtën notë me Bayern Mynih, që nën sugjerimin e Guardiolës kanë afruar dy lojtarë me teknikë të admirueshme si Götze e Thiago Alcantara, por kanë humbur Mario Gomez e Luiz Gustavo.
Bilanci në pasiv është 20 milion, por duhet vlerësuar se Thiago e Götze janë 43 vjeç së bashku dhe dy nga 5 blerjet më të mëdha të historisë së Bayern. Vetëm i 5 PSG me blerjen e Cavanit, e 11 Barcelona me notën 6.
Vërtetë mbërriti një kampion si Neymar, por u largua Alcantara, ndërsa dështim mund të konsiderohet merkato e Manchester United, që nuk merr dot asnjë mes Fabregas, Ozil, Coentraos apo Herrerës, por ngushëllohet në fund me Fellainin.
Category: Analiza
0 Komente