Ndeshja e boksit me të ardhura rekord
Floyd Mayweather Jr ka tendencën e vendosjes së rekordeve dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe me triumfin dominues ndaj Canelo Alvarez, duke e bërë këtë sfidë më të pasurën në të gjithë historinë e boksit.
Nga të dhënat e para rezulton se dueli mes amerikanit dhe meksikanit u ndoq në 2.2 milionë shtëpi me pay-per-view për mesatarisht 70 Dollarë, duke arkëtuar vetëm nga e drejta televizive rreth 150 milionë Dollarë në total.
Por nuk janë vetëm këto të ardhurat e mbledhura, pasi ata që e ndoqën direkt duelin në arenën MGM Grand Garden ishin mbi 16 mijë persona me një çmim mesatar të biletave prej 1240 Dollarë dhe në total bëhen mbi 20 milionë.
Category: Boks
0 Komente