VIDEO: Mbretërit 'demolojnë' Bilbaon

Lina's | Sunday, September 01, 2013 |

Real Madrid e ka regjistruar edhe fitoren e tretë në La Liga, pasi që si skuadër vendase e mposhti Bilbaon me rezultat 3-1.

Në këtë sfidë shkëlqeu përsëri ish anëtari i Malagas Isco, i cili kontriboi me dy gola. Goli i parë në ndeshje erdhi pikërisht nga Isco në minutën e 26' të takimit, pas një asistimi nga Benzema. Kur të gjithë prisnin vërshëllimën e arbitrit për mbylljen e pjesës së parë, në skenë shfaqet Ronaldo i cili shënoi për 2-0, ndërsa bëhet goli i tij i 202 në po aq paraqitje për Real Madridin.

I njejti autor me të njejtin asistues si në golin e parë, ngriti epërsinë në 3-0, epërsi që i dha nokautin skuadrës së Bilbaos. Krejt çfarë arriti të bëjë Bilbao ishte goli i nderit i shënuar në minuëtn e 80' me autor Ibai.

Real Madridi ngritet në kuotën e 9 pikëve dhe renditet në pozitën e dytë, të paktën deri në fund të ndeshjeve tjera./veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!