Bale: Lëndimi im u ekzagjerua

Unknown | Sunday, October 20, 2013 | 0 Komente

Anësori i Real Madridit, Gareth Bale, ka pranuar se mediat e kanë zmadhuar shumë lëndimin e tij dhe se ai tashmë është rikthyer në 100 për qind të formës.

Bale u fut në pjesën e dytë dhe fitoi një penalti të cilën e konvertoi në gol Cristiano Ronaldo për të vulosur fitoren prej 2-0 ndaj Malagas në Bernabeu.
Mediat spanjolle raportuan se Bale po vuante nga një lëndim serioz në shpinë, por këto u mohuan nga klubi dhe tani edhe nga vet uellsiani.
“Është zmadhuar shumë lëndimi im. Unë e kam tejkaluar lëndimin. Unë kam pasur një problem në kofshë dhe si rezultat nuk kam pasur minuta lojë. Kam munguar edhe në parasezonë”.
“E vërteta është se nuk është me rëndësi aq çfarë flitet. Edhe pse gjithçka u ekzagjerua. Unë jam i gatshëm përsëri”.
“Fitorja ishte e rëndësishme për ne dhe mendoj se ne luajtëm mirë gjatë gjithë ndeshjes”.
“Ne merituam fitoren dhe tani mezi pres dy ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Bale. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...