4 milionë funte e kanë ndarë Villan nga Reali
Agjenti i sulmuesit spanjoll David Villa ka zbuluar se Real Madridi kishte qenë afër të nënshkruante me sulmuesin e Valencias gjatë verës së kaluar.
Jose Luis Tamargo ka folur për dështimin e transferimit të Villas gjatë gushtit, duke zbuluar se sjelljet e Realit gjatë negociatave e kanë lënë sulmuesin të ofenduar.“Villa nuk luan për Real Madridin për shkak të 4 milionë funteve. Një përpjekje në minutën e fundit nuk ka kuptim. Ai tashmë ka rinovuar kontratën me Valencian dhe ka hequr nga opsioni rastin”, ka thënë Tamargo.
Category: Futboll

















0 Komente