Buffon: Po të isha Kaka do të shkoja te City
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka dhënë një deklaratë bombastike duke thënë se po t’i bëhej atij një mega-ofertë e tillë siç iu bë yllit të Milanit, Kaka, ai do të shkonte në drejtim të Manchester Cityt.
“Unë do të isha larguar po të më bëhej një ofertë aq fantastike”, ka thënë portieri italian për “La Gazzetta Dello Sport” duke iu referuar ofertës së Cityt për Kaka. Ai më tutje ka mohuar spekulimet e vazhdueshme për një largim të mundshëm nga Zonja e Vjetër, duke shtuar: “Për largimin tim është folur që kur isha 23 vjeçar, mirëpo unë jam një futbollist dhe di si t’i kalkuloj gjërat”.
Category: Futboll

















0 Komente