De Jong kalon ne City

dardanmiftari | Thursday, January 22, 2009 | 0 Komente

Mesfushori holandez Nigel de Jong ka kompletuar transferimin nga klubi i Bundesligёs, Hamburg, tek ai i Premierligёs, Manchester City, pёr njё shumё prej 15 milionё funtesh.
De Jong raportohet se ka hedhur poshtë marrëveshjen e re me Hamburgun tё vlefshme 55 mijë funte nё javё, pёr t’u bёrё nënshkrimi i dytё i menaxherit Mark Hughes tek klubi i Manchesterit, pas Wayne Bridge i cili u largua nga Chelsea pёr njё shumё prej 12 milionё funtesh. De Jong pritet tё debutojё pёr Manchester Cityn tё mёrkurёn e ardhshme kundër Newcastle United. Mesfushori defansiv, 24-vjeçar, iu bashkua Hamburgut nga Ajaxi nё vitin 2006 dhe ka luajtur 30 herё pёr kombëtaren holandeze.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...