Edhe Inter në "luftë" për Cristiano Ronaldon

dardanmiftari | Monday, January 19, 2009 | 0 Komente

Skuadra e Interit ka vendosur të luftojë me Manchester United dhe Real Madrid për të fituar shërbimet e lojtarit më të mirë në botë për vitin 2008, Cristiano Ronaldo.

“Sportmediaset” njofton se Nerazzurët dëshirojnë ta rrëmbejnë Ronaldon, ndërsa për këtë punë e kanë angazhuar Jorge Mendes, i cili është edhe agjent i tij dhe i Jose Mourinhos.

Javën e kaluar, “Il Corriere Dello Sport” njoftoi se Mourinho dhe Ronaldo kishin pasur një takim sekret për të diskutuar planet e tyre në të ardhmen.

Sido që të jetë, trajneri Sir Alex Ferguson ka thënë se cilado skuadër që e dëshiron superyllin portugez duhet t’u paguajë 120 milionë euro Djajve të Kuq.

Presidenti i skuadrës zikaltër, Massimo Moratti, do të bëjë gjithçka për ta sjellë fituesin e Topit të Artë në Giuseppe Meazza nëse dëshiron Ligën e Kampionëve.

Ndërsa për ta bërë këtë duhet të luftojë edhe me skuadrën e tij aktuale edhe me Mbretërit nga Madridi, të cilët janë preferenca kryesore e lojtarit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...