Kaka i irrituar me gazetaret spanjoll

dardanmiftari | Friday, January 23, 2009 | 0 Komente

Rikardo Kaka është shfaqur tepër i nervozuar me gazetarët e të përditshmes spanjollë për shkak të vendosjes së tij në qendër të vëmendjes në ditet e fundit.
Gazetarët ishin të shumtë në aeroportin e Hanoverit ku Milani sapo pati përfunduar miqësoren me skuadrën vendase. Rikardo Kaka' është shprehur përpara gazetarëve: “Për momentin nuk mund të flas, as për merkaton, e as për Realin e Madridit”.Marca shkruan sot se Milani për të lëshuar Kakanë në muajin janar kërkon 80 milionë euro, ndërsa në muajin gusht mund ta lëshojë vetëm për 100 milion euro. Si alternativë e Kakasë për Realin e Madridit është Kristiano Ronaldo ose Karim benzema.Së fundmi gazeta Daily Mirror shkruan se Florentino Perez është i vendosur për të sjellë në Madrid një trajner të ri. Emri i parë që qëndron në listë është ai i francezit Arsen Venger

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...