NBA: Celtics vazhdojnë me fitore

dardanmiftari | Thursday, January 22, 2009 | 0 Komente

Boston Celtics ka vazhduar serinë e fitoreve, pasi mposhti në udhëtim ekipin e Miami Heat me rezultat 98-83.
Ray Allen ishte shënuesi më i mirë në podium me 27 pikë, ndërsa Eddie House arriti pikët më të larta të sezonit, 25, për të ndihmuar Bostonin të shënojë fitoren e gjashtë në radhë.Dwyane Wade, shënuesi më i mirë i NBA-së, arriti 25 pikë për Heat, që u rikthyen në shtëpi pas shtatë ndeshjeve në udhëtim. Daequan Cook shënoi 20 pikë ndërsa Michael Beasely 17 pikë dhe 11 kërcime për vendasit.Kjo është fitorja e 35-të këtë sezon për Boston Celtics, përkundër nëntë humbjeve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...