Adebayor kërkon mё shumё gola

dardanmiftari | Friday, February 06, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, pranon se ёshtё i pakënaqur me numrin golave dhe dëshiron tё shënojë mё shumë gola deri nё fund tё sezonit.
Sulmuesi i Togos ka shёnuar 12 gola kёtё sezon, pёrfshirё edhe njё hat-trick kundër Blackburnit mё herët gjatё sezonit. Por nё shtatё ndeshjet e fundit ai ka vetëm njё gol. “Tё jem i sinqertë nuk jam i kënaqur pasi jam sulmues dhe kam vetëm 12 gola deri tash. E di se kam lëshuar disa raste dhe duhet tё përpiqem mё shumё, por ky ёshtё futbolli dhe nuk ekziston asnjë futbollist i cili mund tё shënojë 10 herё nga 10 raste, nuk mundet as Pele”, ka shtuar sulmuesi. “Pёr mua mё e rёndёsishme ёshtё tё vazhdoj tё besoj se mund edhe t’u ndihmoj bashkёlojtarёve tё mi pёr tё fituar. Pёr kёtё arsye edhe jemi kёtu dhe mendoj se pёr momentin po përballem shkёlqyeshёm me kёtё”, ka shtuar Adebayor.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...