Adriano: Ibra dhe unë do ta eliminojmë Unitedin

dardanmiftari | Tuesday, February 24, 2009 | 0 Komente

Të martën mbrëma Interi është nikoqir i Manchester Unitedit në Giuseppe Meazza ku do të zhvillohet takimi i parë ndërmjet tyre, për 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa sulmuesi brazilian i Interit, Adriano, thotë se ai dhe partneri i tij në sulm, Zlatan Ibrahimovic, do t’i dënojnë kampionët në fuqi.
“Mendoj se skuadra e cila do të dalë fituese ndërmjet nesh (Interi ose Manchester Unitedi) do ta fitojë Ligën e Kampionëve”. “Ibra dhe unë jemi të fuqishëm fizikisht. Jemi të mirë në mbrojtjen e topit dhe i japim skuadrës shtytje përpara”. “Na pëlqen t’i ndërrojmë pozitat. Është ndjenjë e mirë kur provojmë t’i frikësojmë mbrojtësit, përfshirë edhe Rio Ferdinandin. Kam luajtur kundër Ferdinandit me Brazilin, ai është mbrojtës i fortë, mirëpo unë do të jap gjithçka për t’i shkaktuar probleme”, ka thënë Perandori për “La Gazzetta dello Sport”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...