Barcelona do ta shesë Henryn?

dardanmiftari | Wednesday, February 04, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, e vlerëson shumë sulmuesin francez Thierry Henry, mirëpo bordi i skuadrës dëshiron të përfitojë para nga shitja e tij në fund të sezonit.
Blaugranët janë duke u përgatitur ta shesin Henryn gjatë periudhës kalimtare të verës dhe ta zëvendësojnë atë me Franck Riberyn ose Yoann Gourcuffin, pavarësisht se Guardiola është i kënaqur me performancën e tij. “AS” shkruan se Henry do të qëndrojë në Camp Nou vetëm nëse Guardiola insiston të mos shitet. Katalunasit kanë paguar 27 milionë euro për Henryn kur e transferuan nga Arsenali, prandaj dëshirojnë të fitojnë një vlerë të përafërt duke e shitur atë sërish në Premier League.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...