Beckham do të heqë dorë nga paratë për Milanin
Mesfushori anglez David Beckham ka aq dëshirë të qëndrojë më gjatë te Milani, saqë është i gatshëm të heqë dorë nga paratë vetëm e vetëm që të qëndrojë në San Siro.
“Aktualisht Milani është më i rëndësishëm për mua sesa paratë, sepse në radhë të parë duhet të mendoj për futbollin dhe karrierën time”. “Për mua është e rëndësishme të më mundësohet qëndrimi i përhershëm te Milani me ç’rast do ta kisha mundësinë të luaj rregullisht dhe do të isha pjesë e skuadrës së Anglisë për Botërorin 2010”. “Personalisht ende nuk kam biseduar me drejtuesit e Galaxy, mirëpo dikush tjetër është duke e bërë këtë në emrin tim. Vërtet shpresoj se do të arrihet një marrëveshje”, ka thënë ish-lojtari i Real Madridit dhe Manchester Unitedit.
Category: Futboll
0 Komente