Bundesligë: Dështojnë liderët e tabelës

dardanmiftari | Saturday, February 21, 2009 | 0 Komente

Kampioni në fuqi i Bundesligës, Bayern Munich, ka pësuar humbje befasuese me rezultat 2-1 në fushë të vet nga Kolni, derisa me të njëjtin rezultat ka pësuar edhe lideri i tabelës, Hertha Berlin, në udhëtim tek Wolfsbourg.
Koln kaloi në epërsi të dyfishtë në Allianz Arena që në pjesën e parë të ndeshjes, me golat e Patrice Ehret (22’) dhe Daniel Brosinski (34’) derisa Daniel van Buyten vetëm arriti të ngushtojë epërsinë në 2-1 për Bayernin, gjashtë minuta para fundit të ndeshjes (84’). Fitorja e Kolnit ishte e para në Bayern trajnerit Christophe Daum, që erdhi në ndeshjen e 150-të të tij. Edhe Hertha Berlini nuk ka arritur ta ruajë epërsinë e krijuar në fillim të pjesës së dytë në udhëtim tek Wolfsburg, duke pësuar dy gola në vazhdim, për të humbur me po të njëjtin rezultat si edhe Bayerni, 2-1, dhe duke humbur edhe kreun e tabelës. Hoffenhaim ka barazuar 3-3 në një ndeshje dramatike në fushë të Sttutgard, falë tre golave të shënuar nga Demba Ba, duke rimarrë kështu kreun e tabelës me pikë të barabarta me Herthën, Demba Ba dërgoi në epërsi mysafirët pas 24 minutash lojë, por vendasit barazuan dy minuta më vonë me anë të Cacau, ndërsa pas edhe pesë minutash Mario Gomez solli avantazhin e parë për Stuttgartin. Në fund të pjesës së parë, Ba shënoi golin e tij të dytë për të barazuar. Gomez po ashtu shënoi një gol të tij të dytë dhe të tretin për vendasit në minutën e 63-të, por ishte sërish Ba pas katër minutash që nxorri një pikë për Hoffenheimin (67’). Vendasit patën një shans të artë për të marrë tri pikë, kur në çastet e fundit të ndeshjes, u akordua penalti për Hoffenheim, por Salihovic nuk ishte i saktë, duke çuar topin mbi portën e Jens Lehmann. Hamburgu do të ketë rastin të marrë kreun e tabelës, nëse shënon fitore në ndeshjen e nesërme në udhëtim tek Bayer Leverkusen.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...