Cesc: Raul ёshtё njё shembull
Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka deklaruar se kapiteni i Real Madridit Raul ёshtё heroi i tij.
Raul u bё golashënuesi mё i mirё i tё gjitha kohërave tek Real Madridi dhe Cesc ёshtё i impresionuar me arritjen e bashkёkombasit tё tij. “Pёr gjeneratën time tё futbollistëve nё Spanjё dhe ata qё vijnë, Raul gjithmonë ka qenё njё shembull. Golat e tij, vendosmëria dhe puna e cila vazhdon me tё njёjtёn disiplinë pёr shumё vite, paraqesin zakonet e sulmuesit”, ka thёnё Fabregas. “Raul ёshtё njё referencё pёr tё gjithё futbollistёt. Ai ёshtё i lidhur çdo kund me imazhin e Real Madridit. Ai ёshtё njё shembull dhe e uroj qё ka bёrё histori duke arritur aq shumё gola”, ka shtuar mesfushori spanjoll.
Category: Futboll
0 Komente