Chelsea shkarkon Scolarin

dardanmiftari | Monday, February 09, 2009 | 0 Komente

Klubi Futbollistik i Chelseat ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit Luiz Felipe Scolari nga përgjegjësitë e tij si trajner i Bluve, për shkak të rezultateve të dobëta, të cilat nuk i kanë mbushur kërkesat e klubit.
Mësohet se përkohësisht rolin e trajnerit do ta luajë ndihmëstrajneri Ray Wilkins, derisa skuadra ta gjejë një trajner të ri. “Të hënën Luiz Felipe Scolari është shkarkuar nga posti i menaxherit të klubit Futbollistik Chelsea. Fatkeqësisht rezultatet dhe paraqitjet e skuadrës ishin shkatërruese në këtë moment thelbësor të sezonit dhe me qëllim që të mbetemi konkurrent për trofe vendosëm që këtë ndryshim ta bëjmë tani. Kërkimi për një trajner të ri tashmë ka filluar dhe shpresojmë që së shpejti ta gjejmë atë”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit. “Sky Sports” ka spekuluar se trajneri i përfaqësueses së Rusisë, Guus Hiddink, dhe ish-trajneri i Chelseat, Avram Grant, janë dy emrat kryesorë për ta marrë postin e trajnerit të Bluve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...