Dështojnë negociatat për kalimin e Arshavin në Arsenal

dardanmiftari | Monday, February 02, 2009 | 0 Komente

Agjenti i Andrei Arshavin, Dennis Lacher, ka pohuar se negociatat me Arsenalin janë ndërprerë dhe futbollisti nuk do ta veshë fanellën e topçinjve.
Tifozët e Arsenalit gjatë gjithë afatit kalimtar shpresuan se më në fund do të kishte një përforcim serioz të ekipit, megjithatë kjo sërish nuk ka ndodhur.Arshavin mbrëmë ka udhëtuar në negociata përfundimtare me Arsenalin, por nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit.Besohet se drejtuesit e Arsenalit nuk i kanë pranuar kërkesat personale të Arshavin, pas të cilës ka dështuar edhe transferimi. Edhe vetë agjenti i Arshavin, Dennis Lachter, e ka pohuar për Times se negociatat kanë dështuar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...