Dinamo e Zagrebit në Prishtinë për Ditën e Pavarësisë

dardanmiftari | Thursday, February 05, 2009 | 0 Komente

Më 17 shkurt në Ditën e Pavarësisë së Kosovës skuadra e Dinamos së Zagrebit do të zhvillojë një ndeshje miqësore në Prishtinë përballë Trepçës 89, njofton "Sportske Novosti".

Kërkesën për këtë ndeshje e ka bërë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ndërsa skuadra nga Zagrebi e ka pranuar me kënaqësi.

Është e qartë që kjo ndeshje sportive do të nxit edhe konotacione politike, mirëpo anëtari i bordit për komunikim me media, Sinisha Jagodiq, u ka thënë gazetarëve se “kjo nuk ka të bëjë me politikën” dhe se “Dinamo udhëton për në Prishtinë në mision paqeje”.

Ndërkohë, i pyetur për këtë ndeshje miqësore, ish-portieri kroat, aktualisht menaxher te Dinamo, Marijan Vlak, ka thënë: “Është mirë që Dinamo do të paraqitet në Kosove, pasi që kjo do të ndikojë pozitivisht, jo vetëm atje, por edhe në Zagreb ku jetojnë shumë shqiptarë. Nuk e kuptoj shumë politikën, mirëpo gjithmonë më ka pëlqyer të luaj në Prishtinë, sepse atje ka pasur shumë tifozë të Dinamos”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...