Fabregas: Anglia mund ta fitojë kampionatin botëror

dardanmiftari | Tuesday, February 10, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se Fabio Capello e ka ringjallur përfaqësuesen e Anglisë dhe e ka shndërruar në një kandidat serioz për ta fituar Kampionatin Botëror 2010.
Para ndeshje së nesërme në mes të Spanjës dhe Anglisë, mesfushori spanjoll ka deklaruar se ai beson se Capello e ka ndryshuar Anglisë për të mirë.“Anglia është tërësisht ndryshe nën drejtimin e Capellos. Ky ekip është bërë shumë më i disiplinuar. Ata mbrohen shumë mirë dhe shumë vështirë mund të shënoni kundër tyre. Ata mbrohen fuqishëm, sikur të ishin italianë”, ka thënë Fabregas.“Capello i ka ndryshuar në çdo aspekt. Tash Anglia është një ekip i klasit botëror dhe do të jetë një kundërshtar i rrezikshëm për Kampionatin Botëror”, ka shtuar spanjolli.Fabregas, i cili mendon se Spanja do të dalë fituese në duelin e nesërm, po ashtu ka thënë se ndjen keqardhje që lëndimi nuk i lejon të jetë pjesë e kësaj ndeshjeje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...