Frank Rijkaard i interesuar pёr Chelsean

dardanmiftari | Tuesday, February 10, 2009 | 0 Komente

Agjenti i Frank Rijkaard ka zbuluar se ish-lojtari i kombëtares sё Holandёs, nuk e ka përjashtuar marrjen e detyrës sё Luiz Felipe Scolarit nё Stamford Bridge.
Pas shkarkimit tё djeshëm tё trajnerit brazilian nga detyra menaxheriale e Chelseat, përmenden njё sёrё emrat pёr tё pasuar detyrёn e tij. Njё prej tyre ёshtё edhe 46-vjeçari Frank Rijkaard, i cili gjatё kohës sё tij s’i menaxher dërgoi Holandёn nё gjysmëfinale tё Euro 2000 dhe fitoi dy herё La Ligёn dhe njё herё Ligёn e Kampionёve me Barcelonёn. Agjenti i ish-lojtarit tё Milanit, ka thёnё pёr Sky Sports se Rijkaard do tё analizojё pranimin e këtij posti nёse ai i ofrohet. Njё opsion tjetër qё përmendet ёshtё edhe kalimi i Carlo Ancelottit nga Milani nё Chelseat, dhe kalimi i Frank Rijkaard nё stolin menaxheria tё klubit italian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...