Giuly: Samu shumë më i mirë se Benzema

dardanmiftari | Tuesday, February 24, 2009 | 0 Komente

Njëri nga ish-bashkëlojtarët e Samuel Eto’o, Ludovic Giuly, i ka dhënë komplimente sulmuesit kamerunas para ndeshjes së 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Lyonit.
Eto’o ende nuk mund të merret vesh me udhëheqësit e Barcës për statusin e tij, ndërsa sulmuesi i Lyonit, Karim Benzema, është njëri nga lojtarët favoritë për ta zëvendësuar kamerunasin. “Eto’o është një lojtar shumë më i mirë se Benzema. Ai është një sulmues fenomenal. Është gjithmonë në formë dhe shënon vazhdimisht. Po të pyetesha unë, më mirë do t’ia zgjatja atij kontratën sesa ta transferoja Benzeman”. “Nëse Barcelona dëshiron ta transferojë Benzeman nga Lyoni, atëherë duhet të presë së paku dy vite derisa ai të nxjerrë formën më të mirë nga vetja, sepse nuk është lehtë të ambientohesh në një skuadër të madhe”, ka thënë anësori i Paris Saint-Germainit për “Catalunya Radio”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...