NBA: Lakers i japin fund edhe njё serie fitoresh tё Celtics
Gjuajtjet e lira tё Lamar Odom, 16 sekonda para fundit tё ndeshjes, kanё ndihmuar ekipin e Los Angeles Lakers t’i japin fund serisё sё suksesshme tё Boston Celtics pёr tё dytёn herё kёtё sezon.
Lakers mposhtёn Celtics me rezultat 110-109 nё Boston Garden, qё ёshtё fitorja e dytё kёtё sezon ndaj kampionit tё NBA-sё, nga i cili sezonin e kaluar u mposhtёn nё gjashtё ndeshje nё play-off. Kobe Bryant shёnoi 26 pikё dhe 10 kёrcime dhe Odom shёnoi 20 pikё pёr Lakers, tё cilёt shënuan fitoren e 40-tё tё sezonit, përkundёr nёntё humbjeve. Ray Allen shёnoi 22 pikё pёr Boston Celtics, qё vazhdon tё mbetet me 41 fitore, ndërsa e çon nё 10 numrin e humbjeve. Lakers po ashtu i dhanë fund serisё prej 19 fitoreve radhazi tё Celtics nё Ditёn e Krishtlindjeve nё Los Angeles. Kёsaj here seria e fitoreve e kampionit ishte 12.
Category: Basketboll
0 Komente