Hiddink lejohet të bisedojë me Chelsean

dardanmiftari | Tuesday, February 10, 2009 | 0 Komente

Federata Ruse e Futbollit ia ka dhënë lejen Chelseat që të bisedojë me trajnerin aktual të përfaqësueses së Rusisë, Guus Hiddink.
Blutë kanë bërë ofertë zyrtare për trajnerin holandez, i cili konsiderohet si zëvendësues potencial i të shkarkuarit Luiz Felipe Scolari, ndërsa “Sky Sports News” njofton se londinezët kanë marrë leje nga zyrtarët rusë për të filluar bisedimet.Hiddink ka thënë se ai do të mendojë për stolin e Chelseat, por me kusht që të bëjë punë të dyfishtë duke mbajtur edhe postin e trajnerit të Rusisë.“Duhet të them se kjo është një situatë e veçantë. Nëse do të ishte cilado skuadër tjetër, pos Chelseat, do të thosha JO. Mirëpo, unë kam raporte të mira me pronarin e Chelseat, prandaj dëshiroj t’i ndihmoj skuadrës që ta tejkalojë këtë situatë”.“Por, nëse caktohem unë do ta drejtoj Chelsean vetëm për tre apo katër muajt e ardhshëm, deri në fund të sezonit”.“Kur Rusia të luajë ndeshjet kualifikuese, unë do të jem trajner i Rusisë, pasi që në atë kohë nuk do të ketë ndeshje të ekipeve”.“Unë edhe më herët i kam kombinuar dy punë, kur isha trajner i Australisë dhe PSV-së, prandaj e kuptoj mirë situatën”, ka thënë Hiddink për agjencinë e lajmeve Reuters.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...