Ibra dhe Kaka më të paguarit në botë

dardanmiftari | Friday, February 06, 2009 | 0 Komente

Dy yjet e Serie A nga skuadrat rivale të qytetit të Milanos, Inter dhe Milan, Zlatan Ibrahimovic, respektivisht Kaka, janë dy lojtarët më të paguar në botë.
“Futebol Finance” njofton se braziliani Kaka dhe sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic janë dy lojtarët më të paguar në botë. Në bazë të shifrave, Kaka paguhet 9 milionë euro në sezon, që do të thotë 750.000 euro për muaj, 1.024 euro në orë, ose 17.36 euro në minutë. Vlerë të ngjashme parash merr edhe Ibrahimovic. Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është në vendin e tretë dhe ai merr 8 milionë euro në vit. Lojtari më i mirë në botë për vitin 2008, Cristiano Ronaldo, është lojtari i tetë më i paguar me 6.76 milionë euro në sezon, ndërkohë top-dhjetëshin e lojtarëve më të paguar e mbyllin Ronaldinho dhe Shevchenko, të cilët marrin afër 6.5 milionë euro për sezon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...