Juventus - Caglari 2:3

dardanmiftari | Sunday, February 01, 2009 | 0 Komente

Cagliari befasoi Juventusin në Torino, duke e mposhtur me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 22-të Series A. Ja detajet dhe pese golat e shenuar ne kete ndeshje...

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën 16’të të takimit përmes Biondinit. Të gjithë menduan se Bianconerët megjithatë do ta fitojnë këtë ndeshje pasi me golat e Sissokos (31'të) dhe Pavel Nedved (38'të), rikthyen rezultatin.

Mirëpo, Cagliari fillimisht barazoi rezultatin me golin e realizuar nga Jeda në minutën e 54'të ndërsa në të 78'tën Matri i dha Juves goditjen përfundimtare.

Juventus ka 6 pikë më pak se lideri Inter, por kjo diferencë mund të rritet të dielën kur Nerazurët do të takohen me Torinon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...