Juventus eliminon Napolin pas penalltive
Skuadra e Juventusit e ka mposhtur Napolin në çerekfinalen e Kupës së Italisë, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale ku do të përballet me Lazion.
Koha e rregullt e takimit dhe vazhdimet përfunduan pa gola, kështu që gjithçka u vendos pas ekzekutimit të penalltive. Megjithatë, duhet përmendur që njëri nga golat e eliminuar të Bianconerëve, ishte i rregullt. Gjyqtari pretendoi që Pavel Nedved e kishte prekur topin dhe konsideroi që David Trezeguet ishte në pozicion jashtë lojë. Mirëpo xhirimet treguan se Nedved nuk e kishte prekur topin dhe pasimi i Del Pieros për Trezeguet ishte i rregullt. Sido që të jetë, vendimet i merr gjyqtari, prandaj kjo ndeshje u përcaktua nga njëmbëdhjetëmetërshat, nga të cilët bardhezinjtë ishin më të saktë duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të Coppa Italia ku do të përballen me Lazion. Takimi tjetër gjysmëfinal do të zhvillohet ndërmjet Interit dhe Sampdorias.
Category: Futboll
0 Komente