Liverpool ndalet nga City

dardanmiftari | Sunday, February 22, 2009 | 0 Komente

Liverpooli ka dështuar të shënojë fitore kundër Manchester Cityt në Anfield, dhe kështu ka mbetur shtatë pikë prapa liderit të tabelës, Manchester United.
‘Pasanikët’ e Cityt kaluan të parët në epërsi pas një aksioni të Robinho, Kompany dhe Bellamy, mirëpo topin në rrjet e futi Alvaro Arbeloa (49’) duke shënuar autogol. Vendasit ishin të paaftë ta përmbysnin rezultatin deri në fund të ndeshjes, ndërsa krejt çka nxorën nga ky takim ishte barazimi. Një pikë nga kjo përballje e siguroi Dirk Kuyt (78’), i cili e bëri atë që nuk arriti ta bënte Fernando Torres, pas një krosimi të Benayoun.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...