Maldini: Dua ta fitoj derbin tim të fundit

dardanmiftari | Friday, February 13, 2009 | 0 Komente

Legjenda e mbrojtjes milaneze, Paolo Maldini, ka njoftuar se Derby della Madonina që zhvillohet të dielën në Giuseppe Meazza, ndërmjet Interit dhe Milanit, do të jetë i fundit për të, duke lënë të kuptohet se ai do të largohet nga futbolli aktiv në fund të këtij sezoni.
“Derbi i të dielës do të jetë i fundit për mua. Që nga fillimi i ndeshjeve kthyese në Kampionat, secila ndeshje do të jetë e fundit për mua. Kjo më bën të ndjehem krenar”. “Ëndrra ime është që ta fitoj derbin tim të fundit dhe vetëm kjo ka rëndësi për mua tani. Një fitore do të na ndihmojë që t’i rikthejmë shpresat tona për Scudetto”, ka thënë Maldini për “Il Corriere Della Sera”. Gjatë karrierës së tij mbrojtësi italian ka luajtur më shumë se 50 derbi dhe mban rekordin e paraqitjeve në historinë e Derby della Madonina.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...