Milito afër Juventusit
Juventusi është duke i shfrytëzuar raportet e mira që i ka me Genoan, për ta transferuar sulmuesin argjentinas, Diego Milito, për të cilin janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro.
Milito ka qenë në formë shumë të mirë këtë sezon që nga transferimi nga Zaragoza, duke arritur të shënojë 14 gola, vetëm një më pak se golashënuesi më i mirë në Serie A deri më tani, Marco Di Vaio.
Edhe Interi është i interesuar për ta transferuar sulmuesin argjentinas, mirëpo Bianconerët i kanë mundësitë më të mëdha falë marrëdhënieve të mira me klubin e tij.
Faqja Leggo.it njofton se bardhezinjtë janë duke menduar për shitjen e njërit nga sulmuesit, Vincenzo Iaquinta ose David Trezeguet, për të grumbulluar paratë e nevojshme dhe për t’ia siguruar një vend sulmuesit të Genoas.
Category: Futboll
0 Komente