Mirko Vucinic: Roma ёshtё shtëpia ime
Sulmuesi malazias, Mirko Vucinic, ka zbuluar se ai ёshtё përshtatur nё mёnyrё perfekte nё Romё dhe mezi pret ndeshjen e Ligёs sё Kampionёve kundër Arsenalit.
Sulmuesi i Romёs ёshtё nё kryeqytetin italian pёr 3 vite, por sezonin e fundit ai ёshtё bёrё pjesё e pandashme e ekipit duke gjetur rregullisht edhe rrjetën kundërshtare. “Mendoj se kjo ёshtё pёr faktin se kam kaluar po thuajse tre vite nё Romё. Kjo mё jep ndjenjën sikur jam nё shtёpi tash dhe e njoh ambientin, bashkёlojtarёt dhe taktikat tona”, ka thёnё Vucinic. “Duhet tё vazhdojmë me kёtё mёnyrё nё ligё; nuk po caktojmë qëllime pёr momentin. Duhet tё ngjitemi nё tabelё dhe pastaj do tё shohim çfarë do tё ndodhё deri nё fund tё sezonit”. “Sa i takon Evropёs, Arsenali ёshtё njё ekip i fuqishëm. Ata kanё shumё lojtarё tё cilёt mund ta rikthejnë ndeshje nё çfarëdo momenti, por mendoj se kjo ёshtё njё sfidё pёr ne”, ka shtuar malaziasi.
Category: Futboll
0 Komente