Mourinho: Adriano dhe Ibrahimovic në sulm

dardanmiftari | Tuesday, February 24, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka zbuluar disa emra të lojtarëve të cilët do ta fillojnë ndeshjen kundër Manchester Unitedit në Giuseppe Meazza.
“Nuk mendoj se Serie A dhe Liga Premier mund të krahasohen, sepse janë dy gara të ndryshme. Unë vazhdoj të them se në Angli ndeshjet janë më emotive, të bukura dhe të hapura me një atmosferë mahnitëse, mirëpo skuadrat italiane janë më të fuqishme nga aspekti taktik”. “Sir Alex ka më shumë përvojë se unë dhe Manchester Unitedi gjendet në një pozitë të mirë në Premiership. Objektivi ynë është që të vazhdojmë tutje dhe nuk kam dëshira të veçanta ta mposht ndonjë skuadër”. “United është një skuadër sulmuese, mirëpo unë i kam përcjellë ndeshjet e tyre në Ligën e Kampionëve dhe mendoj se ata nuk do të vijnë këtu për të sulmuar”. “Unë do të luaj me sistemin 4-4-2, dhe nuk kam frikë të them se në sulm do t’i inkuadroj Adrianon dhe Zalatn Ibrahimovicin”. “Adriano, Ibrahimovic, Javier Zanetti, Esteban Cambiasso, Dejan Stankovic, Sulley Muntari dhe katër mbrojtës- këta e përbëjnë skuadrën time”, ka përfunduar portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...