Prishtina dhe Dinamo barazojnë

dardanmiftari | Tuesday, February 17, 2009 | 0 Komente

Ndeshja miqësore ndërmjet Prishtinës dhe Dinamos së Tiranës, e cila u zhvillua sot në stadiumin e kryeqytetit për nder të njëvjetorit të Pavarësisë, është mbyllur me rezultat të barabartë, 1:1.
Atmosfera në pjesën e parë ka qenë madhështore, ku të pranishëm kanë qenë mbi 10 mijë shikues, por meqenëse ndeshja filloi me madje 45 minuta vonesë dhe për shkak të ftohtit të madh, pas pjesës së parë shumica e tifozëve braktisën tribunat e stadiumit. Pikërisht në pjesën e parë loja ishte më e zbehtë dhe më me pak raste shënimi, ndërkohë që në pjesën e dytë të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga një gol. Kampionët e Shqipërisë kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Ruben Çeko, në minutën e 63-të, kurse rezultatin në 1:1 e barazoi Tahir Ademi, në minutën e 76-të. Të pranishëm në këtë ndeshje kanë qenë edhe presidenti Fatmir Sejdiu, krerët e Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe ministri për Kulturë, Rini e Sport i Kosovës, Valton Beqiri. Kjo ndeshje u transmetua drejtpërdrejt nga Radio Televizioni i Kosovës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...