Reali sërish pengesë për Manchesterin
Të enjten është raportuar se Manchester United është gati të nënshkruajë një kontratë me sulmuesin argjentinas Carlos Tevez, e cila do ta lidhte atë për Old Traffordin, mirëpo sot mediat njoftojnë se Real Madridi do ta pengojë nënshkrimin e kësaj kontrate.
Numri i të premtes i gazetës “The Daily Mirror” njofton se Los Merengues janë të gatshëm të konkurrojnë me Djajtë e Kuq për ta transferuar Tevezin në Santiago Bernabeu. United janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë funte (34.5 milionë euro) për shërbimet e argjentinasit, ndërkohë që pronarët e tij MSI (Media Sports Investments) kërkojnë shtesë prej 75.000 funtesh (86.000 eurosh) në javë për lojtarin. Mësohet se Mbretërit janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat e MSI me qëllim që të kenë edhe një sulmues në skuadër.
Category: Futboll
0 Komente