Ronaldinho: Do tё shënoj kundër Italisё

dardanmiftari | Tuesday, February 10, 2009 | 0 Komente

Ronaldinho ёshtё i bindur se Milani mund ta arrijё Interin nё Serie A, ndërsa ka paralajmëruar azurёt edhe pёr ndeshjen e sotme qё zhvillohet nё Londёr, duke u zotuar se do tё shënojё.
Italia dhe Brazili nuk janë takuar qё nga viti 1997, sidoqoftë ata do tё përballen sonte nё miqësoren qё do tё zhvillohet nё Emirates Stadium nё Londёr. “Jam nё formё tё mirё. Jam duke punuar mirё nё Milan dhe ndjehem mё i mirё se nё muajt e fundit nё Barcelona. Nёse luaj mё shumё, do tё jem nё gjendje ta dëshmoj veten”, ka thёnё Ronaldinho. “Pёr mё shumё, do tё keni rastin tё shihni formёn time nё pёrballjen me Italisё. Dhe do t’ju premtoj: Do tё shënoj sё paku njё gol”, ka shtuar ish-futbollisti mё i mirё nё botё. Pas miqësores mes Brazilit dhe Italisё nё radhë ёshtё derbi milanez mes Interit dhe Milanit, qё do tё zhvillohet tё dielën, kur rosonerёt do tё kenё rast tё ngushtojnë diferencёn ndaj nerazurёve nё pesё pikё. “Sezoni ёshtё i gjatё, por do tё jetё e rёndёsishme pёr ne ta ngushtojmë diferencёn. Liga italiane ёshtё e vështirё dhe ёshtё vështirё madje tё mposhtёsh edhe ekipet e vogla. Por shpresoj se ne mund t’i arrijmë qëllimet tona”, ka përfunduar braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...